Ekipi i FSK-së fiton medalje në Britani të Madhe, ky është reagimi i Pacollit

Aktuale October 16, 2018 - 09:25
Lajmet e fundit nga vendi!

Një Kontingjent prej 13 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) i Brigadës për Reagim të Shpejtë qëndroi në Wells të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol”, ku edhe fituan medaljen e bronztë, raporton “zëri.info”.

Në këtë garë kanë marrë pjesë gjithsej 135 ekipe ku prej tyre 37 ishin ndërkombëtare.

Pas kësaj fitore të tyre ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Ai përmes një postimi ka shkruar se ndihet shumë krenar me këtë fitore të tyre.

LEXO EDHE: Ushtarët e FSK-së fitojnë medalje në Britani të Madhe

“Shumë krenar! Përkundër një prej stuhive më të rënda që përfshiu zonën në Ëales ku u zhvillua gara, ekipi i FSK-së fitoi medaljen e bronztë në garë me 135 ekipe nga të cilat 37 ishin ndërkombëtare. Këta janë së shpejti djemtë e Ushtrisë së Kosovës!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”. /ZËRI