Mblidhet Qeveria

Aktuale October 16, 2018 - 08:30
DETAJET

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e saj të radhës, nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj nga ora 13:00, në ndërtesën e qeverisë, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Dështimet që mund ta rrëzojnë Qeverinë

Dje në Qeveri kanë ndodhur dy ndryshime. Me kërkesë së Aleancës Kosova e Re (AKR) është shkarkuar ministri i brendshëm, Bejtush Gashi për të u zëvendësuar me Ekrem Mustafën, si dhe Fatmir Matoshi është emëruar në pozitën e ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas disa muajsh pune si ushtrues detyre në këtë ministri. /ZËRI