Thaçi për kufijtë: Ndoshta tërhiqem nga ideja kur të dëgjoj më të mira

Aktuale October 15, 2018 - 23:44
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga opozita e vendit.

Thaçi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se pozicioni i tij karshi kufijve “është kushtetues dhe ligjor, dhe i pakontestueshëm”.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga ideja e tij për kufijtë, “në emër të konsensusit nacional”, Thaçi është përgjigjur: “Kur të dëgjoj ide të tjera më të mira, do ta mendoj”.

“S’kam dëgjuar ide më të mira për ta përmbyllur dialogun me Serbinë”, është shprehur ai.

“Synimi im është ky: Të ndodhë dialogu, Kosova të jetë sa më unike, mundësisht. Mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit”, ka thënë Thaçi.

“S’ka njohje reciproke, pa definim të kufirit”, ka këmbëngulur Thaçi në T7.