Tahiri: Një pjesë e deputetëve të LDK-së, pionierë të shokut Albin

Aktuale October 15, 2018 - 23:41
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Minsitri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e konsideron të gabuar prezencën e Vjosa Osmanit në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Tahiri ka deklaruar se partitë opozitare nuk kanë vullnet për zgjedhje.

Ai në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se opozita nuk ka marrë deri tani ndonjë iniciativë për zgjedhje përpos disa deklaratave.

“Një pjesë e tyre (partive opozitare) i kanë zgjedhjet e brendshme pjesa tjetër duhet të rifitojë elektoratin pas ndarjes që kanë pasur. Nuk shoh që vendi mund të shkojë në zgjedhje në një të ardhme të afërt të kemi zgjedhje”.

Zyrtari i PDK-së ka thënë se LDK ka një krizë të brendshme, sepse, sipas tij, një pjesë e deputetëve të kësaj partie janë shndërruar në “pionerë të shokut Albin”.

Tahiri përforcoi edhe më tej mendimet e tij, duke thënë se të jeshë pjesë e LDK-së e të prezantosh në tubimin e VV-së, nuk je tjetër pos pionier i shokut Albin.

“Ata deputetë duke qenë pjesë e një subjekti, siç është LDK-ja, dhe duke pretenduar të jenë të zëshëm e të rrëzojnë qeverinë, e në anën tjetër marrin pjesë në një tubim partiak të Vetëvendosjes, nuk mund ti quaj ndryshe po si pionier të shokut Albin”, deklaroi ndër të tjera Abelard Tahiri./Telegrafi/