Thaçi deputetëve të LDK-së: Faleminderit që më votuat masivisht

Aktuale October 15, 2018 - 23:17
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se përkundër të gjitha kundërshtimeve që ia bëjnë deputetët e opozitës, ai ka raporte të mira me të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Madje, Thaçi ka falënderuar deputetët e LDK-së që e kanë votuar me shumicë në Kuvendin e Kosovës kur ai ishte zgjedhur president, shkruan Periskopi.

“Falënderoj deputetët e LDK-së që më kanë votu me shumicë në Kuvedin e Kosovës”, ka thënë ai në T7.

LEXO EDHE: Thaçi: Ushtria është meritë e të gjithëve, askush nuk mund ta personalizoj

Thaçi tha se nuk dëshiron të flasë me emra, mirëpo sipas tij, ai zhvillon takime edhe me deputetë të Vetëvendosjes, të cilët më së shumti e kundërshtojnë presidentin Thaçi.

“Unë kam raporte të mira me të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kam takime me disa deputetë të VV-së. Definitivsht po. S’po du me u lëshu në emra”, tha Presidenti.

Presidenti ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, ku ka thënë se ka mbështetjen e duhur për ta përmbyllur këtë proces.