Pacolli: Rusia e ka kuptuar se Kosova është e pavarur

Aktuale October 15, 2018 - 22:38
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se një takim e ka të pamundur zyrtarisht me Presidentin e Rusisë, Valdimir Putin.

“Sot takimi me Putnin do të ishte i pamundur, edhe pse unë Putinin kur dua mund ta takojë, por si ministër i Punëve të Jashtme e kam të pamundur”, është shprehur Pacolli, përcjell Klan Kosova.

Ai ka thënë se për një takim të tillë duhet pasur material në dorë.

“Besoj se shumë shpejtë do t’i fillojmë negociatat me Serbinë. Duhet ta dimë çka është kryetema e dialogut dhe atëherë mund të punohet. Por të shkosh dhe të thuash njihe Kosovën është absurde. Një gjë që po lëvizë në favor tonë se në Armeni, nuk pa pasur tendenca që Kosova të bllokohet, a kanë mundur, po, me një telefonatë. Ka një disponim që të lë të kuptosh që edhe Rusia e ka kuptuar që nuk ka kthim prapa – Kosova është e pavarur dhe duhet të ecë përpara”.