Kjo është data e mbledhjes së përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë

Aktuale October 15, 2018 - 22:21
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive muajin e ardhshëm.

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë edhe datën se kur do të mbahet mbledhja në fjalë.

Mësohet se më datë 26 tetor dy qeveritë do të ‘transferohen’ në qytetin e Pejës.

Kjo është mbledhja e 5 e përbashkët që organizohet mes dy qeverive, ndërsa risia në fjalë ka pasur si synim bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kujtojmë se mbledhja e fundit mes dy qeverive është mbajtur në Tiranë, ku u lidhën edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.