Aktuale

Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, Meta: Ju tregoj vijat e kuqe

Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, Meta: Ju tregoj vijat e kuqe
15 tetor 2018 • 22 : 04

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “5 pyetjet” është ndalur sërish në debatin rreth një korrigjimi të mundshëm të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse ideja e Thaçit, mbështetet nga SHBA, Meta është shprehur se “Mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ndryshuar politikën e tyre për rajonin, pra si politikë që synon  fuqizimin e stabilitetit dhe sigurisë në këtë rajon, aq më tepër kur kemi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kemi përpjekjet e tyre për të mbështetur marrëveshjen e Maqedonisë me Greqinë, që do të anëtarësonte shumë shpejt edhe Maqedoninë në NATO.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur dhe do të mbështesin dialogun me Serbinë, por e kanë bërë të qartë që ky dialog  të sjellë një produkt të zbatueshëm, një produkt që garanton stabilitet, për Kosovën, për Serbinë edhe njëkohësisht edhe për të gjithë rajonit. Natyrsht kushdo mund t’i bëjë interpretim në mënyrë të ndryshme, por interpretimi që unë i bëj këtij qëndrimi është që nuk është e vërtetë  që, bashkësia ndërkombëtare nuk ka asnjë vijë të kuqe për këtë çështje.

Vija e kuqe është dhe mbetet stabiliteti dhe siguria e Kosovës, dhe njëkohësisht e gjithë rajonit nga një marrëveshje e tillë”.

PJESE NGA INTERVISTA

Gazetari: Ju jeni një nga kundërshtuesit më të ashpër më të vendosur, të asaj idesë të presidentit të Kosovës, homologut tuaj, zotit Hashim Thaçi, i  cili flet për një korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ju e keni takuar atë. Ka ardhur një ditë të diel, pasi ju jeni shprehur ashpër kundër kësaj marrëveshje të mundshme. Çfarë shpjegimesh ju ka dhënë?

Presidenti Meta: Së pari nuk ka patur një shprehje të ashpër nga ana ime, për këtë çështje.

Gazetari: Ju keni thënë që është çelësi që hap “Kutinë e Pandorës”?

Presidenti Meta: Në rastin më të mirë  është humbje kohe, “ëasted time”. Në rastin më të keq rrezikon hapjen e “Kutisë së Pandorës” dhe kjo nuk është diçka e rëndë po të flasim për çështjen e kufijve në Ballkan, sepse dihet nga i kanë ardhur fatkeqësitë Ballkanit, historikisht, jo më shumë se para 20 viteve.

Për rastin aktual duhet të kemi parasysh se Presidenti Thaçi  nuk ka folur asnjëherë për ndarje të Kosovës, apo për shkëmbime territoriale. Ai ka ngritur çështjen e korrigjimeve të kufijve si një term i ri që, nënkupton sipas tij, mundësinë e bashkimin të Luginës së Preshevës me Kosovën, por pa cenuar tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës. Në këtë drejtim, qëndrimi im ka qenë tërësisht i përgjegjshëm, i përmbajtur dhe koherent me të gjithë politikën që Shqipëria ka ndjekur përgjatë gjithë këtyre viteve në mbeshtetje të pavarësisë  së Kosovës, të njohjes sa saj, por edhe të  mbështetjes së dialogut Serbi-Kosovë.

Unë kam theksuar gjithmonë se ky dialog nisi për të njohur dhe për të pajtuar këto dy realitete dhe jo si një mënyrë për të devijuar nga ky realitet dhe për të shkuar drejt së panjohurës,  që do të thotë ndryshimi i kufijve apo shkëmbime territoriale

Gazetari: Gjatë takimeve që zhvilluat së fundmi në Nju-Jork, keni diskutuar me partnerët ndërkombëtare edhe për këtë ide? Zoti Thaçi thotë se kjo është një ide e Shteteve të Bashkuara, nuk është ideja ime.

Presidenti Meta: Mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ndryshuar politikën e tyre për rajonin, pra si politikë që synon  fuqizimin e stabilitetit dhe sigurisë në këtë rajon, aq më tepër kur kemi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kemi përpjekjet e tyre për të mbështetur marrëveshjen e Maqedonisë me Greqinë, që do të anëtarësonte shumë shpejt edhe Maqedoninë në NATO. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur dhe do të mbështesin dialogun me Serbinë, por e kanë bërë të qartë që ky dialog  të sjellë një produkt të zbatueshëm, një produkt që garanton stabilitet, për Kosovën, për Serbinë edhe njëkohësisht edhe për të gjithë rajonit. Natyrsht kushdo mund t’i bëjë interpretim në mënyrë të ndryshme, por interpretimi që unë i bëj këtij qëndrimi është që nuk është e vërtetë  që, bashkësia ndërkombëtare nuk ka asnjë vijë të kuqe për këtë çështje. /Kohajone

© zëri.info