Ushtarët e FSK-së fitojnë medalje në Britani të Madhe

Aktuale October 15, 2018 - 21:36
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Një Kontingjent prej 13 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës i Brigadës për Reagim të Shpejtë qëndroi në Wells të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol”.

Përkundër një prej stuhive më të rënda që përfshiu zonën ku u zhvillua gara ekipi i FSK’së doli i treti në një prej garave më të vështira të patrollimit në botë, “Cambrian Patrol” ku garoi kundër 135 ekipeve nga të cilat 37 ishin ndërkombëtare.

Ekipin sot e vizitoi Komandanti i FSK Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama i shoqëruar nga Atasheu i Mbrojtjes në Londër, Nënkolonel Beton Retkoceri dhe i përgëzuan për suksesin.

“Jemi krenar me Ismailin, Beharin, Xhemajlin, Jetonin, Albanin, Bekriun, Shkodranin, Mahdiun, Jetmirin, Emirin dhe Ergonin për këtë sukses. Ju lumtë djema”, thuhet në njoftim të Ambasadës së Kosovës në Londër.

Image 
Image