"Bjetush Gashi, 'kurban' për të arsyetuar dështimin e mundshëm në INTERPOL"

Aktuale October 15, 2018 - 21:00
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, ka reaguar pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, dhe zëvendësimit të tij nga Ekrem Mustafa.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Peci ka shprehur habinë rreth shkarkimit të ministrit të Brendshëm në kohën kur, sipas tij, krejt forcat duhet të mobilizohen për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. 

Peci ka ngritur dyshime se mos Qeverisë nuk po i ecën puna mirë në përpjekjen për anëtarësim në Interpol, dhe po i duhet një “kurban” për të arsyetuar dështimin e mundshëm.

Sipas Pecit, akti i shkarkimit të ministrit Gashi ka vetëm një emër: Mungesë totale e sensit të qeverisjes.

Postimi i plotë i Pecit: 

“Po ku e gjetet me e be shkarkimin e Ministrit te Brendshem ne kohen kur krejte forcat duhet te mobilizohen per antaresimin e Kosoves ne INTERPOL? Apo ndoshta nuk po ju ece puna mire ne kete perpjekje dhe po ju duhet nje “kurban” per te arsyetuar deshtimin e mundshem?

Ky akt e ka vetem nje emer: Mungese totale e sensit te qeverisjes”.