Vulin i reagon ashpër ambasadorit amerikan për Kosovën

Aktuale October 15, 2018 - 20:41
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar sot ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott i cili tha se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por Qeveri e Kosovës, e cila është një shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Ambasadori i SHBA-së në Beograd: Kosova është një vend sovran

Vulin tha se ambasadori amerikan me "arrogancën e tij, ka harruar se Serbia nuk është koloni dhe nuk mund ta zhduk dinjitetin e saj", citon "Tanjug" të ketë thënë Vulin. 

"Më vjen keq që Ambasadori Scott, arrogancën e tij nuk u përpoq ta shfaq në ndonjë ngjarje me presidentin Vuçiq, sepse atëherë ai do të fluturonte kokulur nga Qeveria. Por Serbia së paku e ka parë se kush lufton për Serbinë, e kush mendon vetëm për pjesën e tyre të poshtme" , tha Vulin. /ZERI