Pacolli flet për shkarkimin e Bejtush Gashit nga posti i ministrit

Aktuale October 15, 2018 - 19:12
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, në ditët e ardhshme do të marrë përgjegjësi të rëndësishme institucionale.

Pacolli tregoi se në kuadër të përgjegjësive institucionale, me propozimin e tij si kryetar i AKR-së, i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të emërojë Fatmir Matoshin ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ekrem Mustafën ministër të Punëve të Brendshme.

Behgjet Pacolli ka falënderuar ministrin e shkarkuar Bejtush Gashin për kontributin e dhënë dhe ka paralajmëruar se Gashi, në ditët në vijim, do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, “në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse”.

Postimi i plotë i Pacollit: 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të riorganizimit të përgjegjësive institucionale, sot me propozimin tim si president i AKR-së, i kam adresuar Kryeministrit të Kosovës z .Ramush Haradinaj një kerkesë për të emëruar z.Fatmir Matoshi, Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe z. Ekrem Mustafa, Ministër të Punëve të Brendshme.

Dua të falendëroj për kontributin e tij të deritashëm z.Bejtush Gashi i cili në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse.