Veliu: Po punojmë për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale October 15, 2018 - 18:23
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Nenkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se kjo parti po punon për rrëzimin e Qeverisë dhe se deri javën e ardhshme do të bëjnë publike nëse do të arrijnë marrëveshje edhe me deputetë të pozitës për këtë çështje, shkruan zëri.info". 

"LDK-ja së shpejti do ta mban edhe mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të tregohet qëndrimi përfundimtar për çështjen e mocionit në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje të reja", tha Veliu në një deklaratë për media.

Veliu tha se në këtë drejtim po punohet edhe me parti të tjera.

Ai nuk dha ndonjë informacion se sa vota janë bërë deri më tani për ngritjen e mocionit./ZERI