Kuvendi deri në orën 15:00 pauzë

Aktuale October 15, 2018 - 13:26
DETAJET

Kuvendi i Kosovës në mungesë të dy partive opozitare LDK dhe LVV ka vendosur që të shkoj në pauzë deri në orën 15:00 raporton “Zeri.info”.

Këtë gjë e bëri të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili tha se do të presin nëse deputetët që po mungojnë do të kthehen në sallë deri në orën 15:00.

Ndërkohë, përderisa dy partitë opozitare e kanë bojkotuar këtë seancë, PSD-ja ka qëndruar në sallë, gjë që ua siguroi partive në pushtet kuorumin për të vazhduar me pikan në rend dite.

LEXO EDHE: Hiqet nga rendi i ditës rezoluta për dialogun me Serbinë

Në këtë seancë një numër i madh i pikave u shtyn në mungesë kuorumi përderisa një vetëm një numër i vogël prej tyre kaluan/ZERI