Hiqet nga rendi i ditës rezoluta për dialogun me Serbinë

Aktuale October 15, 2018 - 12:14
Kjo është arsyeja

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme e ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë raporton “Zeri.info”.

Kjo ka ardhur pas deklaratës së së deputetit të PSD-së, Visar Ymeri, i cili ka kërkuar që të shtyhet votimi i propozim rezolutës nga debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi.

LEXO EDHE: LDK e LVV bojkotojnë seancën e sotme

“Ne jemi të interesuar që të ulemi bashkë dhe të tentojmë të paktën të përafrojmë qëndrimet sa i përket rezolutës. U bëj ftesë grupeve parlamentare që të diskutojmë për këtë rezolutë", tha ai./ZERI