Kadri Veseli ‘përplaset’ me Zafir Berishën, i thotë se duhet të ketë burrni

Aktuale October 15, 2018 - 11:08
Lajmet e fundit nga vendi!

Kryeparlamentri Kadri Veseli gjatë seancës së sotme në një moment është ‘përplasur’ edhe me deputetin e Nisma-s Social Demokrate raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast pas vendimit për pauzë 15 minutëshe të Kuvendit, Veseli i është drejtuar deputetit Berisha duke i thënë që të ja bëjë votat opozitës për rrëzim të Qeverisë “Haradinaj”.

LEXO EDHE: Kuvendi shkon në pauzë ende pa filluar punën

”Zafir veç voto edhe 4 vota i duhen opozitës, po të them publikisht ti edhe 2 apo tre i ke atje, por po frikësohem që më së shumti ata frikësohen nga zgjedhjet, bashkë me opozitën. Kjo është ajo që ndodh se me pas burrni, po”, tha Veseli duke iu drejtuar Berishës.

Ndërkohë seanca është ndërpre në mungesë kuorumi. Partitë opozitare kanë bojkotuar seancën me qëllim që të i pamundësohet puna koalicionit qeverisës. /ZERI