Haxhiu: U kërkua që çështja e ushtrisë të shtyhet

Aktuale October 15, 2018 - 10:03
DETAJET

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se gjatë mbledhjes së kryesisë pati kërkesa që pakoja e ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri, të shtyhet raporton “Zëri.info”.

Kjo pasi siç tha ajo, në mbledhje është thënë se nuk ka buxhet për ta kryer këtë çështje tani.

“Megjithatë shpreh shqetësimet nga diskutimet që patëm, pati kërkesa që kjo pako të shtyhet pasi që nuk paska buxhet. Ne kundërshtuam. Ne insistuam që kjo pako ligjore të jetë të enjten dhe kështu mbeti. I mbeti tash qeverisë që të kujdeset që kur procedon projektligje të jetë e kujdesshme”, theksoi ajo.

LEXO EDHE: LDK e LVV bojkotojnë seancën e sotme

Më tej, Haxhiu tërë këtë e cilësoi si një lojë që po bëhet me ushtrinë.

“Mua m’u duk njëfarë loje siç kanë qenë edhe më përpara. E dini kanë qenë tri iniciativa, por për shkak te qasjes joserioze dhe për shkak të Listës serbe, amandametet kushtetuese nuk kanë arritur të kalojnë”, potencoi ajo./zëri