Të enjten, ushtria në kuvend

Aktuale October 15, 2018 - 09:50
DETAJET

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që në seancën e së enjtes të diskutohet për  transformimin e FSK-së në ushtri, raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast, gjatë së enjtes kuvendi do t’i shqyrtojë në parim tri projektligjet për transformimin e FSK-së, të miratuara tashmë nga qeveria e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se ushtria do të bëhet gjatë vitit 2018.

“Ushtria e Kosovës do të kryhet brenda këtij viti. Duhet të shkojmë me mençuri dhe maturi që ta kryejmë brenda këtij muaji”, theksoi ai.

Ndërkohë, edhe LDK e LVV kanë pohuar tashmë se do të marrin pjesë në këtë seancë./Zëri