Nis mbledhja ku do të diskutohet për ushtrinë, nuk merr pjesë Nisma

Aktuale October 15, 2018 - 09:16
DETAJET

Para pak minutash ka nisur mbledhja e kryesisë së kuvendit, ku ndër te tjera do të shqyrtohen edhe tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, raporton “Zëri.info”.

Megjithëkëtë, në këtë mbledhje nuk janë duke marrë pjesë përfaqësuesit e Nismës Socialdemokrate.

Pavarësisht kësaj, në këtë takim të kryesisë pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i atij për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

LEXO EDHE: Sot jepet “urdhri” për ushtrinë

Këtë pako të projektligjeve e kishte miratuar qeveria e Kosovës para rreth një muaji.

Ndërkohë, zyrtarët qeveritarë tashmë janë zotuar se çështja e ushtrisë do të përmbyllet gjatë muajit nëntor./Zëri