Pacolli dhe Bahtiri: Do ta hapim Urën e Ibrit me ceremoni të veçantë

Aktuale October 14, 2018 - 20:12
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është takuar sot me kryetarin e Mitrovicës, njëherit nënkryetarin e AKR-së, Agim Bahtiri.

Pacolli thotë se me Bahtirin ka biseduar për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Pacolli thotë se hapja e urës do të bëhet në mënyrë ceremoniale ku do të këndoj edhe një këngëtare amerikane.

Postimi i plotë i Pacollit:

Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me kryetarin e Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, për zhvillimet aktuale në Mitrovicë, ku ai po qeveris në mënyrë të shkëlqyeshme dhe po realizon shumë projekte madhore. Po ashtu biseduam edhe për çështjen e hapjes të Urës së Ibrit, revitalizimi i së cilës ka përfunduar tashmë, dhe u dakorduam që hapja të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit.

Gjithashtu me Agimin, që siç e dini është edhe zëvendëspresident i AKR-së, biseduam edhe për procesin e brendshëm zgjedhor që do ta mbaj AKR-ja, ku do t’iu hapet rruga inkuadrimit të kuadrove të reja që të angazhohen në partinë e vetme që funksionon mbi bazën e vlerave liberale perëndimore.