Limaj përkujton 15 maturantët e Malishevës në 14-vjetorin e vdekjes tragjike

Aktuale October 14, 2018 - 13:53
DETAJET

Sot bëhen 14 vite qysh nga vdekja tragjike e 15 maturantëve të Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri, në vendin e quajtur Fushë-Arrëz, raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast kryetari I Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi në “Facebook”, i ka përkujtuar ata. Sipas Limajt lajmi për vdekjes e tyre ka tronditur opinionin në përgjithësi dhe se ishte një humbje e madhe për të gjithë.

LEXO EDHE: 14 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Ky është postimi i plotë I tij:

 

Në 14-vjetorin e vdekjes tragjike, kujtojmë 15 maturantët e Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri. Vdekja e tyre ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre por edhe për gjithë shqiptarët. Lajmi për vdekjen e tyre e pati tronditur gjithë opinionin në përgjithësi, e familjarët e tyre në veçanti. Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë. /ZËRI