Milaim Zeka i gatshëm për zgjedhje, por ka këtë kusht

Aktuale October 14, 2018 - 08:09
DETAJET

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se është i gatshëm ta përkrahë rrëzimin e qeverisë nëse dikush do të tregonte se çfarë do të bëhej mirë për vendin, raporton “Zëri.info”.

Tutje Zeka ka “thumbuar”, bashkëpartiakun e tij Jakup Krasniqin i cili në disa raste ka deklaruar se nëse do të ishte në vendin e kryeministrit Haradinaj do të jepte dorëheqje.

LEXO EDHE: Abelard Tahiri tregon pse kishte plan të dorëhiqej nga posti

Ky është reagimi i plotë i Zekës:

Sa eshte e drejte dhe korrekte kerkesa e Jakup Krasniqit?!

Ka disa here me radhe, qe zyrtari me i larte i NISM-es, poë perserite refrenin e tije: “Po te isha ne vendin e kryeministrit Haradinaj, do te kisha dhene doreheqeje”!

Kjo kerkese nuk eshte as e drejte, as korrekte, pasiqe ajo duhet drejtuar ne adrese te zv. Kryeministrit Limaj dhe gjithe kabinetit qeveritar te Nismes. Ne kete menyre, çdo kush do ta besonte.

Une personalisht do ta perkraheja rrezimin e qeverise, nese dikush do me tregonte se çfare do te behej me mire ne kete vend, nese neser do te mbaheshin zgjedhejet e reja? Do kete ndryshim?/ZËRI