Moti në Kosovë gjatë ditës së diel

Aktuale October 14, 2018 - 07:58
Këto do të jenë temperaturat sot

Në fundjavë dhe ditët në vijim, vazhdon moti stabil dhe me diell.

Në ditët e fundjavës dhe fillim të javës së ardhshme, vendi ynë vazhdon të mbetet nën “mburojën” e fushave anticiklonike të pozicionuara mbi Evropën lindore, të cilat nuk po lejojnë depërtimin e cikloneve nga Atlantiku dhe Mesdheu.

Edhe gjatë këtyre ditëve do të vazhdojë të mbajë mot stabil, i ngrohtë, kryesisht me diell. Kohëpaskohe mund të ketë vranësira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.

14.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell, e gjatë ditës me vranësira kalimtare.

15.10-16.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

17.10 – Mot kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 6C, e maksimalet nga 20C deri në 22C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normal

Image