Muhaxheri numëron 'cilësitë' e Albin Kurtit

Aktuale October 13, 2018 - 22:08
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Koordinatori i PDK-së në Pejë Arton Muhaxheri përmes rrjetit social në facebook ka komentuar veprimet e Albin Kurtit që disa po i shohin sindryshim të tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo Muhaxheri thekson se Kurti nuk ka ndryshuar mirëpo ndryshe ka vepruar për gjatë gjithë kësaj kohe ai sot vetëm po e shpërfaq vetën e tij:

Postimi i plotë:

Për ata që po pyesin pse ndryshoj Albin Kurti në raport me disa situata.
Në fakt Kurti ndryshe ka vepruar që disa vite nga ai që është vërtetë, ndërsa kohëve të fundit Kurti eshte duke e shperfaqur vetën e tij. Të tillë e kemi njohur gjithmonë;
I etur për pushtet
I gatshëm për të bërë çdo gjë për ti arritur qëllimet e tij të sëmura
Egoist
Manipulator

Pra, Albin Kurti nuk po ndryshon mirëpo po e tregon origjinalitetin e tij.