Aktuale

Hoxha: BE-ja duhet t’i mbajë fjalët në raport me vendet e Ballkanit

Hoxha: BE-ja duhet t’i mbajë fjalët në raport me vendet e Ballkanit
12 tetor 2018 • 16 : 30

Lexo tjera detaje

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare në Maribor të Sllovenisë, “Parlamenti i Adriatikut”, ku marrin pjesë personalitete nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Ajo po merr pjesë në panelin me temën, Ku është BE: Zgjerimi në fokus, ku së bashku me ekspertët e rajonit, do ta trajtojnë këtë temë.

Hoxha ka theksuar se është koha e fundit që BE të zgjerohet me vendet e Ballkanit perëndimor, sepse nga kjo përfiton edhe vetë BE-ja. Ministrja Hoxha po ashtu u fokusua në nevojën që vendet e Ballkanit perëndimor të jenë pjesë e dinamikës së zgjerimit dhe sfidat brenda BE-së të mos ndikojnë negativisht në planet e zgjerimit.

“Strategjia e Zgjerimit, e cila u publikua muaj më parë, dha një mesazh të qartë për perspektivën evropiane të kësaj pjese të Evropës, e cila është më se e mirëpritur në të gjitha vendet, duke na inkurajuar në të njëjtën kohë të ndërmarrë reformat e nevojshme drejt integrimit. Ajo që është e rëndësishme për vendet e Ballkanit është të kemi një gjuhë më të qartë dhe më specifike mbi perspektivën evropiane. BE-ja e gjithashtu duhet të mbajë fjalën dhe të kryej pjesën e vet të obligimeve”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha, më tej vuri në dukje se ndër vlerat fundamentale të BE-së është edhe fqinjësia e mirë dhe perspektiva e përbashkët zhvillimore, ekonomike, arsimore, tregtare, transportit, konkurrueshmërisë, ambientit dhe sferat tjera por edhe përball trendëve negativ global, siç janë papunësia, varfëria, epidemitë, ngrohja globale apo terrorizmi.

Mikpritës i Parlamentit të Adriatikut është presidenti slloven Borut Pahor dhe konferenca do të nxjerr përfundimet e saj me rekomandime për BE-në, për çështjen e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit perëndimor.

© zëri.info