Pacolli i reagon Daçiqit: Nuk na duhen para për ta forcuar subjektivitetin e shtetit

Aktuale October 12, 2018 - 15:34

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit se ai po i ofron nga 100 milionë euro vendeve që kinse sipas Daçiqit, po e shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së njohjeve për Kosovën, shkruan zeri.info.

Pacolli në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kosovës nuk i duhen paratë për ta forcuar subjektivitetin e shtetit, ngase e drejta është në anën e Kosovës.

Po ashtu, ai ka ripotencuar se Serbia nuk ka kurrfarë kapaciteti që t’i kundërvihet atij dhe Kosovës personalisht./ZERI

Statusi i plotë pa ndërhyrje:

Të frustruar me avansimin e Kosovës, Dacic dhe ekipi i tij paskan deklaruar se gjoja unê e kam hapur sic thonë ata “ thesin me para”. 
Ashtu sic e kam thënë edhe më përpara Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që ti kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht. 
Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë.