Në Zvicër do t’u ndalohet përjetësisht pedofilëve të punojnë me fëmijët

Aktuale October 11, 2018 - 19:23
Lexoni lajmet e fundit nga bota!


Shteti zviceran do t’ua ndalojë përjetësisht pedofilëve që të punojnë me fëmijët.

Këto rregulla pritet të hyjnë në fuqi gjatë vitit 2019, ku do t’i detyrojë gjykatësit të vendosin ndalesë për këdo që ka kryer një krim seksual ndaj një fëmije apo një të rrituri të prekshëm.

Të rriturit e prekshëm janë ata të cilët kanë një sëmundje dhe nuk janë në gjendje të rezistojnë ose të japin pëlqimin e tyre.

Gjithashtu edhe ngacmimi seksual do të përfshihet në listën e veprave penale, shkruan Euronews.

Përjashtim të vetëm do të ketë për personat e moshës së re që janë përfshirë në aktivitete seksuale me të mitur të një moshe të ngjashme.

Qytetarët zviceranë kanë mbështetur fuqishëm këto masa gjatë një referendumi të mbajtur gjatë vitit 2014.