Aktuale

Rritet numri i të huajve në Zvicër, ja ku rënditen kosovarët

Rritet numri i të huajve në Zvicër, ja ku rënditen kosovarët
11 tetor 2018 • 19 : 11

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Banorët me origjinë të huaj janë shtuar edhe gjatë 2017, por për krahasim nga vitet e mëpërparshme kjo rritje është më e vogël. Më konkretisht, 2.65 të mbi shtatë milion banorëve në Zvicër, kanë rrënjë të huaj, kjo është 37.2 përqind e banorëve. Rritja nga 2016 është 0.4 përqind, pak më e ulët sesa vitin e kaluar, shkruan Zyra Federale e Statistikave, përcjell albinfo.ch.

Në kohën kur nga 2013 deri 2016 në Zvicër kanë ardhur 65 mijë deri 74 mijë persona të rinj, kjo shifër përgjatë 2017 ishte vetëm 45 mijë. 80 përqind e rritjes vjen nga vendet e BE28/EFTA dhe ata me pasaportë zvicerane.

Të huaj më prezentë në Zvicër janë gjermanët, italianët, portugesët, francezët, ndjekur nga kosovarët, spanjollët, turqit, serbët dhe maqedonasit.

Qyteti me më shumë të huaj është Gjeneva (60 përqind të huaj), Tessini, Baseli, Vadt, Schaffhausen dhe Cyrihi. Vendet më të pastra me zviceranë janë Obwalden, Nidwalden, Appenzell Innerrhoden dhe Uri ku përbëjnë mbi katër të pestat e banorëve.

© zëri.info