Aktuale

McAllister: Prishtina dhe Beogradi duhet të vendosin për marrëveshje

McAllister: Prishtina dhe Beogradi duhet të vendosin për marrëveshje
11 tetor 2018 • 14 : 27

Lajmet e fundit nga vendi

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje e cila sjell paqe dhe stabilitet në rajon.

Raportuesi i Serbisë në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka thënë se në raportin e tij dhe të raportuesit të Kosovës në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, është diskutuar edhe për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë si pjesë e zgjidhjes së marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Siç shkruajnë mediat serbe, David McAllister, ka thënë se Bashkimi Evropian përcjell dhe është ndërmjetësues i këtij dialogu, por që sipas tij, zgjedhja dhe vendimi i takon Kosovës dhe Serbisë.

Sipas McAllister, zgjidhja i takon të dyja palëve nëse dëshirojnë që të kontribuojnë në stabilitetin e rajonit dhe se sipas tij, çdo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, ende nuk ka asnjë pozicion të vetëm se çfarë duhet të jetë marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës, mund të jetë ose do të jetë e pranueshme, për faktin se kjo është një çështje shumë e ndjeshme për të dyja palët.

© zëri.info