Përplasje tjetër në Beograd, Ministri Koçi ia kujton palës serbe se Kosova është e pavarur

Aktuale October 11, 2018 - 13:32
Lajmet e fundit nga vendi

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), që po zhvillohet sot në Beograd, ka ndodhur një përplasje ndërmjet zëvendësministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Petro Koçi, dhe sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqesuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shnëdrrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Por ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, z.Petro Koçi, duke deklaruar se: “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM. Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”.