Kusari-Lila: Nëse s’ka konsensus, vendi të shkojë në zgjedhje

Aktuale October 11, 2018 - 13:06
Lajmet e fundit nga vendi

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se arritja e një konsensusi të gjerë mes partive dhe hartimi i një platforme rreth dialogut, është me se i domosdoshëm, raporton zeri.info.

“Pa filluar bisedimet është e pamundur të arrihet diçka në procesin e dialogut.

Pavarësisht pozicionit pozitë-opozitë Kosova duhet të ketë një platformë”, deklaroi ajo pas takimit te sotëm.

Nëse nuk arrihet një konsensus mes partive shqiptare sipas saj, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjidhje të parakohshme.

LEXO EDHE: Sejdiu: Rezoluta e hartuar nga koalicioni nuk plotëson kriteret minimale

Ajo çfarë po ndodh në Kosovë, siç ajo është shprehu, është një bllokim i tërësishëm institucional.

“Alternativa e konsideron të domosdoshëm konsensusin mes partive shqiptare. Nëse kjo nuk arrihet atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, ka potencuar ajo.

Ndërkohë, në takimin e thirrur sot për harmonizim të qëndrimeve rreth rezolutës së dialogut, nuk kanë marrë pjesë LDK dhe LVV./zëri