Veseli: Çdo gjë e madhe që është bërë në Kosovë, ka vulën e PDK-së

Aktuale October 10, 2018 - 21:14
Lajmet e fundit nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, përmes një postimi në “Facebook”, ka ngritur lartë rolin e PDK-së, në shtetformimin e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

“Çdo gjë e madhe që është bërë gjatë këtyre viteve në Kosovë, mban edhe vulën e Partisë Demokratike të Kosovës. Do t’i vazhdojmë projektet e mëdha dhe punët e mira për vendin. Bashkë, do ta forcojmë PDK-në dhe Kosovën”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE: Derisa Veseli fliste, salla duartroket për Thaçin

Sot është mbajtur Konventa për zgjedhje të brendshme të kësaj partie, moment të cilin Veseli e ka konsideruar si të veçantë.

“Sot është një ditë e veçantë për Partinë Demokratike të Kosovës. Fillojmë zgjedhjet e brendshme dhe festojmë me krenari 19-vjetorin e themelimit të partisë sonë. Nga sot, nisim një rrugëtim të ri për PDK-në dhe Kosovën”, ka shkruar Veseli.

Është bërë e ditur se zgjedhja e kryetarit të kësaj partie do të bëhet në muajin dhjetor të këtij viti. /ZËRI