Aktuale

Personaliteti i njohur aderon në Vetëvendosje

Personaliteti i njohur aderon në Vetëvendosje
10 tetor 2018 • 20 : 47

Lajmet e fundit nga vendi

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se sot kësaj partie i është shtuar edhe një anëtar i ri i cili është profesor, raporton “Zëri.info”.

Antarë më i i ri i VV-së është Agim Thaqi nga Prizreni.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në Prizren, bashkë me kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka, mirëpritëm në VETËVENDOSJE!, z.Agim Thaqi.

Agimi ka mbaruar shkollën fillore "Fadil Hisari" dhe atë të mesme "Gjon Buzuku" në Prizren, kurse Fakultetin e Elektroteknikës, Dega Sistemet Elektro-Energjetike, në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 2001 deri në vitin 2007 ka punuar në ShMLP "11 Marsi" në Prizren si profesor i lëndëve profesionale, pastaj për tri vite në KEK si koordinator, më pas për një vit në ShMLP "Xhelal Hajda-Toni" në Rahovec si profesor i matematikës, si dhe në sektorin privat.

Anëtarësimi i Agimit në Lëvizje është fuqizim për organizatën tonë në Prizren si dhe për ekipin e profesionistëve tanë. /ZËRI

© zëri.info