Aktuale

Veseli flet për gabimet e PDK-së dhe për personat që e braktisën atë

Veseli flet për gabimet e PDK-së dhe për personat që e braktisën atë
10 tetor 2018 • 19 : 25 FOTO: Driton Bublaku

DETAJET

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në hapjen  Konventës për zgjedhjet e brendshme të partisë ka folur për gabimet që ka bërë kjo parti si dhe për personat që janë larguar nga partia, raporton “Zëri.info”.

Veseli në fjalën e tij ka thënë që persona që kanë qëndruar në parti me qëllim që ta shfrytëzojnë PDK-në kanë bërë mirë që janë larguar.

LEXO EDHE: Derisa Veseli fliste, salla duartroket për Thaçin

Kjo është një pjesë nga fjalimi i tij:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës,

Rrugëtimi ynë 19-vjeçar ka qenë me plot sfida dhe suksese të pamohueshme. Por, në rrugën tonë janë shfaqur edhe të meta dhe kanë ndodhur gabime.

Po! Kemi bërë edhe gabime e lëshime

Kemi bërë gabime, të cilat e kanë dëmtuar moralin politik të partisë sonë, identitetin dhe qëllimet për të cilat është krijuar Partia Demokratike e Kosovës.

Kemi toleruar individë të caktuar edhe të na shfrytëzojnë, e të na dëmtojnë. Shumë nga ta janë larguar nga ne, duke e paraqitur veten si njerëz të mirë dhe viktima të partisë, ndonëse ishin përfitues për veten dhe dëmtues për partinë dhe vendin.

Të tillët, mirë kanë bërë që na janë larguar. Por, më mirë do të ishte sikur ne të ndaheshim me kohë prej tyre.

Dhe nëse të tillët tentojnë të gjejnë strehim te ne, nuk do t’i tolerojmë. /ZËRI

© zëri.info