Kuçi për PDK-në: Sot jemi më të pjekur se kurrë

Aktuale October 10, 2018 - 18:41
DETAJET

Sonte zyrtarisht është hapur Konventa e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës. Nënkryetari i kësaj partie Hajredin Kuçi ka qenë ai i cili e ka hapur këtë konvetë.  Me këtë rast Kuqi ka deklaruar se tani kjo parti është më e pjekur se kurrë dhe se i di kërkesat e qytetarëve të Kosovës, raporton “Zëri.info”.

“Sot jemi më të pjekur se kurrë. I dimë kërkesat e popullit dhe ashtu do të reflektojmë. I dimë synimet tona të punojmë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Sot zyrtarisht po i fillojmë zgjedhjet në PDK, një  moment ku duhet të reflektojmë për vizionin tonë për qytetarët tonë, për vendin tonë të dashur”, ka thënë Kuqi.

LEXO EDHE: Përplasjet Thaçi-Haradinaj, flasin zyrtar nga PDK-ja

Lidhur me procesin e brendshëm zgjedhor Kuqi u shpreh optimistë për rezultate pozitive.

“Duke njohur mire PDK-në ky proces do të shërbejë për ngritjen e PDK-së, do të jetë një garë vlerash dhe një moment reflektimi. Në fund të këtij procesi besoj shume se fituese do të dalë PDK-ja, Kosova dhe gjithë qytetarët e këtij vendi”, ka thënë tutje ai. /ZËRI