Përplasjet Thaçi-Haradinaj, flasin zyrtar nga PDK-ja

Aktuale October 10, 2018 - 18:33
DETAJET

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë ditës së sotme ka dhënë një deklaratë lidhur me kërcënimin e presidentit Hashim Thaçi për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Me këtë rast Hoxhaj i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër ka deklaruar se qeveria është stabile ku edhe ka shtuar se deklaratat mes Haradinajt e Thaçit nuk i takojnë PDK-së, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Kryetari i PDK-së pritet të zgjidhet në këtë muaj

“Ne si qeveri jemi stabile. Ne jemi të interesuar që kjo qeveri e cila është themeluar për disa objektiva të mëdha, këto objektiva t’i përmbushim. Ideja e zgjedhjeve ka qenë që të përmbushën vendimet e mëdha. Një nga ta ishte ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, pastaj liberalizimi i vizave, dhe transforimi i FKS-së. Qeveria është stabile. Komunikimet e z.Thaçi dhe kryeministrit nuk i takojnë PDK-së. Mund të ketë dallime të mëdha për tema nacionale, ku secili e ka pozitën e vetë”, është shprehur Hoxhaj. /ZËRI