Hoti: Ka tensione ende mes Kosovës e Serbisë

Aktuale October 09, 2018 - 12:28
DETAJET

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar ndaj rastit të sulmit ndaj dy kosovarëve në Novi Sad të Serbisë, raporton “Zëri.info”. 

Hoti është shprehur se tensionet mes dy popujve ende janë të tensionuara dhe se rruga për normalizimin e raporteve mes dy vendeve është e gjatë.

LEXO EDHE: Shpend Ahmeti kërkon zbardhjen e sulmit ndaj shqiptarëve në Novi Sad

Postimi i plotë i Hotit:

Rrahja e dy të rinjve shqiptar në Novi Sad vetëm pse po flisnin shqip tregon qartë se sa tensione ka ende në mes të dy popujve.

Rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve të dy vendeve është e gjatë.

Kërkojmë që Serbia të dëshmoj kundërshtim të fuqishëm ndaj kësaj ngjarje gjenocidiale dhe të mbrojë qytetarët e udhëtarët pa dallim etnie. Kjo duhet të dëshmohet nga Serbia duke vënë shpejt kryesit e këtij akti përballë drejtësisë dhe siguruar transparencë të plotë të procedurave të ndjekura nga organet e drejtësisë për këtë rast.

Ju uroj djemve tanë shërim sa më të shpejt. /ZERI