Shpend Ahmeti kërkon zbardhjen e sulmit ndaj shqiptarëve në Novi Sad

Aktuale October 09, 2018 - 12:12
DETAJET

Kryetari i Partisë Socialdemokrarate, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rrahjes brutale të dy të rinjve kosovar në Novi Sad, ku një nga të sulmuarit është në gjendje të rëndë, raporton “zëri.info”.

Ahmeti ka kërkuar nga institucionet vendore që të kërkojnë përgjegjësi për zbardhjen e këtij rasti nga organet e rendit në Serbi.

LEXO EDHE: Arrestohen të dyshuarit që sulmuan dy shqiptarë në Novi Sad

Ky është postimi i plotë i tij:

Dy shqiptarë u rrahen brutalisht në natën në mes të shtunës dhe të dieles në Novi Sad nga nje grup huliganësh vetëm pse flisnin shqip. Çlirim Maloku është në gjendje të rëndë.

Këto incidente janë të papranueshme, dhe janë pasojë e retorikës dhe politikave shoviniste që kanë mbizotëruar në Serbi një kohë të gjatë. Institucionet tona duhet menjëherë të kërkojnë përgjegjësi dhe zbardhjen e rastit nga organet e rendit në Serbi.

Ne do të punojmë me kolegët tonë socialdemokratë në BE të përfshijmë dënimin e incidentit në raportet mbi lirine dhe demokracinë në Serbi! /ZËRI