Veseli pritet me masa të larta sigurie e protokollare në Çeki (FOTO)

Aktuale October 09, 2018 - 09:45
FOTO

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron për një vizitë zyrtare në Çeki.

Në kuadër të kësaj vizite ai ka mbajtur një fjalim në Forum 2000 që po mbahet në Pragë.

E Veseli atje po pritet me masa të larta sigurie e protokollare.

LEXO EDHE: Veseli: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve

Lajmi.net ka siguruar një fotografi nga vizita e Veselit në Pragë, ku shihen automjete të shumta që përcjellin eskortën e tij.

Kujtojmë se Veseli në Çeki do të pritet në një takim të veçantë edhe nga homologu i tij, Milan Stech.

Image