Dreshaj reagon ndaj deklaratave të Thaçit për Haradinajn

Aktuale October 08, 2018 - 23:38
DETAJET

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili sot në një konferencë për media i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që të i korrigjojë deklartat dhe qëndrimet rreth dialogun sepse në të kundërtën sipas Thaçit mund të korrigjohet, raporton "zëri.info". 

Dreshaj këto deklarata i ka cilësur qesharake/ 

Reagimi i plotë i Dreshajt:

Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo.

Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të parahatuarit.

Pra, publikisht po iu siguroi që nesër po të shkojmë në zgjedhje, minimumi 15 deputetë do t’i kemi si parti.

Jemi të qetë e të bindur në suksese, përballë dikujt që i ka humbur udha në oborr. /ZERI