Çollaku: Asnjëra palë nuk prezanton temë të njëanshme në Bruksel

Aktuale October 08, 2018 - 21:59
DETAJET

Bekim Çollaku, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, konsideron se secili veprim i zhvilluar në tryezën e bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, është i analizuar dhe hulumtuar mirë.

Derisa ka diskutuar çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, Çollaku në Zona B theksoi se  procesi i dialogut ka qenë i domosdoshëm për të eliminuar disa skenare të rrezikshme për vendin.

LEXO EDHE: 'Lufta' Thaçi-Haradinaj, vjen reagimi i radhës nga AAK-ja

”Në dialog asnjëra palë nuk mund të shtrojë një temë një anshëm pa harmonizimin e palëve të tjera”, ka thënë Çollaku.

”Nëse kthejmë kokën prapa dhe shikojmë arritjen e marrëveshjes së vitit 2013, tani mund të themi se ky proces i dialogut ka qenë i domosdoshëm”, ka thënë ai.

”Në këtë takim ka pasur mospajtime, por qëndrimi ka qenë shtetëror”, ka shtuar tutje ai.

”Kosova është e gatshme dhe mbetet e përkushtuar për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe obligative”.

”Qasja gjithnjë ka qenë shtetërore dhe divergjenca ka qenë simbolike”.