Kitaroviq: Kroacia nuk do të ndërhyjë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale October 08, 2018 - 21:21
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, gjatë ditës së sotme ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të mbështeten në rrugën e tyre evropiane.

Presidentja kroate po ashtu ka thënë se Kroacia nuk do të ndërhyjë në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, përcjell lajmi.net.

LEXO EDHE: Hoxha tregon se cili shtet refuzon kategorikisht heqjen e vizave për Kosovën

“Në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Kroacia nuk do të ndërhyjë, por do të ndjekë dhe inkurajojë ata”, tha Grabar Kitaroviq në Zagreb pas bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Këto komente Kitaroviq i bëri pas takimit që pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.