Çitaku reagon për sulmin ndaj dy kosovarëve në Serbi

Aktuale October 08, 2018 - 20:45
DETAJET

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmit brutal ndaj dy të rinjve kosovarë në Novi Sad të Serbisë, raporton “Zëri.info”.

Njërit prej tyre i është bërë publik identiteti dhe pikërisht për të Çitaku ka shkruar se është duke luftuar për jetën vetëm se në Serbi ai ka folur gjuhën amtare.

LEXO EDHE: Veseli kërkon dënimin e sulmuesve të dy shqiptarëve në Novi Sad

“Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai është lindur më ’99, vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi, sepse ka folur gjuhën e tij amtare. Sot ai po lufton për jetën e tij. Merreni me mend”, thuhet në shkrimin e saj. /ZËRI