Lirohet mjeku Ibrahim Matoshi që u arrestua në Serbi, Pacolli konfirmon lajmin

Aktuale October 08, 2018 - 16:00
DETAJET

Mjeku Ibrahim Matoshi para dy muajsh është arrestuar në Serbi dhe sot përmes një postimi në “Facebook”, zëvendëskryeministri dhe Ministri I Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se I njëjti është liruar nga burgu, raporton “Zeri.info”.

Lidhur me këtë ngjarje Pacolli ka thënë që është koha e fundit që Serbia ta ndalojë këtë fushatë dhe të I respektojë parimet e lirisë së lëvizjes dhe dakordimet tjera që janë vendosur me marrëveshjen e Brukselit.

Ky është postimi i plotë I tij:

Sapo morra informacionin nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës se avokati i z. Ibrahim Matoshi i ka informuar për lirimin e tij. Ne do t'presim për konfirmimin përfundimtar zyrtar dhe kthimin e z. Matoshi në territorin e Kosovës, ashtu që familjarët e tij, dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë rast aktivisht, të ndjejmë lehtësim emocional e shpirtëror. Edhe në këtë rast, sikurse në të gjitha rasttet tjera, po dëshmohet që lojërat dhe sjellja e Serbisë shkonë në kundërshtim total me të drejtat themelore të njeriut, me marrëdhëniet fqinjësore dhe me rregullat dhe vlerat e BE-së. Është koha e fundit që Serbia të ndalojë këtë fushatë dhe të resepektojë parimet e lirisë së lëvizjes dhe dakordimet tjera me marrëveshjet e Brukselit. Lirimi i Matoshit na gëzon pa masë!. /ZËRI