Thaçi: Liberalizimi i vizave i domosdoshëm tani, më vonë i humb kuptimi

Aktuale October 06, 2018 - 17:27
DETAJET

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë që liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodh tani dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh tani atëherë tërë procesit ui humb kuptimi, raporton “zëri.info”.

LEXO EDHE: Thaçi thotë se FSK është gati për transformim por nuk jep datë

“Sigurisht se procesi i liberalizimit të vizave është i domosdoshëm dhe duhet të ndodh tani pas asnjë vonesë tjetër në të kundërtën ky proces i stërzgjatur e humb kuptimin e vet. Çelësi i suksesit të Kosovës në arritjen e qëllimeve të saj është uniteti jonë politik dhe këmbëngulja në aspiratën tonë euroatlantike.  Kosova dhe institucionet e saj kanë implementuar në tërësi të gjitha kriteret demokratike, qoftë për sa I përket legjislacionit, qoftë për sa i përket reformave në ekonomi apo në politikë”, ka thënë Thaçi. /ZËRI