Hashim Thaçi fton partitë politike për konsensus rreth dialogut me Serbinë

Aktuale October 06, 2018 - 16:56
Lajmet e fundit nga vendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konference për media i ka ftuar partitë politike për një konsensus dhe për krijimin e një platforme për rezolutën me Serbinë, raporton “Zëri.info”.

Sipas Thaçit Kosova vetëm e bashkuar mund të dal përballë në Serbinë.

"Prandaj është e domosdoshme që edhe në fazën tjetër të angazhimeve që I kemi të jemi të bashkuar në procesin e rëndësishme në të cilin ndodhet aktualisht Kosova, pra në dialogun për normalizimin e plotë të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.Dëshirojë edhe sot të theksojë që ftoj të gjitha partitë politike kosovare të pozitës dhe të opozitës, të bashkohen rreth një platforme, një qëllimi. Të miratojnë një platformë të përbashkët dhe të marrin pjesë të gjithë pa dallim në këtë proces.”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Thaçi: Unë e kam mirë me çdo lider politik në vend

Sipas Thaçit nuk partitë politike nuk duhet të kenë hezitime për këtë proces.

“Interesi i përbashkët i Kosovës mbrohet vetëm me pjesëmarrje të përgjithshme, konstruktive në procesin e dialogut në Bruksel dhe jo duke pretenduar për të i minuar përpjekjet për të arritur marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi, ligjërisht të obligueshme në rrafshin ndërkombëtar por që edhe nënkupton njohje reciproke.Marrëveshja paqësore Kosovë-Serbi, vendit tonë I hap rrugë për anëtarësim në Bashkim Evropian, në NATO dhe në Organizatën e Kombeve. Prandaj nuk kam asnjë arsye që të kemi hezitim nga ky proces”, ka thënë ai. /ZËRI