Nisma mbështet rezolutën për dialogun, optimiste se atë do ta mbështes edhe opozita

Aktuale October 06, 2018 - 16:38
Lajmet e fundit nga showbizi

Kryeparlamentari Kadri Veseli në një takim të mbajtur me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj dhe me zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj e Dardan Gashi kanë rënë dakord për formimin e një Draft- Rezolute nw prag tw fazës finale për dialogun e cila pritet që të i dërgohet edhe opozitës për harmonizim, raporton “Zëri.info”.

Optimist për krijimin e një konsensusi politik në mes të opozitës dhe pozitës përmes kësaj draft-rezolute është shprehur, Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate.

Sherfii në një prononcim për “Zëri.info”, ka thënë që tanimë opozita nuk ka asnjë arsye për ti thënë jo kësaj resolute.

LEXO EDHE: Kjo është Draft-Rezoluta për Dialogun

“Gjithsesi që ne e mbështesim Rezolutën. Kemi qenë së bashku pjesëmarrës përfaqësuesi I Nismës. Gjithsesi që e mbështesim dhe mendoj që tani edhe opozita për një rezolutë të tillë për asnjë arsye nuk do të thotë jo”, ka thënë Sherifi për “Zërin”.

Ai po ashtu është shprehur se kjo rezolutë mund të shfrytëzohet edhe si fazë për krijimin e një konsensusi politik të shumë pritur për sa I përket çështjes së dialogut.

“Besoj shumë që do të mund të shfrytëzohet si fazë për të krijuar një konsensus politik të shumëpritur në vend për sa I përket çështjes së dialogut”, ka thënë tutje ai.

Kjo Draft-Rezolutë përmban gjithsej gjashtë pika dhe pritet që shumë shpejt të I dërgohet edhe partive opozitare për harmonizim të plotë. /ZËRI