Ministrja Hoxha në Marinë shpreh nderim për 157 heronjtë e kombit

Aktuale October 05, 2018 - 14:32
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buçeta me lule në Kompleksin Memorial në Marinë, me rastin e përurimit të varrezave të 157 heronjve të UÇK-së, ku ishin të pranishëm edhe krerët më të lartë institucional, raporton “Zëri.info”.

"Nga këtu, reflektojnë edhe amanetet e tyre që të punojmë çdo ditë për vlerat më të larta të vendit dhe të qytetarëve tonë", thekson në shkrimin e saj Ministrja Hoxha në rrjetin social.

LEXO EDHE: Pamjet kur Haradinaj ia thotë në sy Hashim Thaçit: Do t’i ruajmë kufijtë nga ti

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

"Sot, Marina e Skenderajt, bëhet pjesë e historisë dhe gjeografisë së atdheut, ku përjetësisht prehen 157 heronj të kombit.

Kjo është ditë e realizimit të një obligimi njerëzor dhe institucional ndaj dëshmorëve të kombit, duke ngritur këtë kompleks memorial, në shenj të kujtimit ndaj veprës së tyre sublime.

Nga këtu, reflektojnë edhe amanetet e tyre që të punojmë çdo ditë për vlerat më të larta të vendit dhe të qytetarëve tonë.

Respekt i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!" /ZËRI

Image