Pacolli: Unifikimi gjerman i rëndësishëm edhe për Kosovën

Aktuale October 04, 2018 - 19:26
Lexo detajet

Unifikimi i Gjermanisë në një shtet është i rëndësishëm edhe për Kosovën. kështu ka deklaruar ministri i punëve të Jashtme Behgjet Pacolli me rastin e 28 vjetorit të unifikimit të Gjermanisë, raporton “Zëri.info”.

Këtë ditë Pacolli e ka quajtur si një ditë unike për historinë e kombit gjerman.
Tutje aI ka thënë se unifikimi gjerman ka shënuar fitore absolute të demokracisë si sistem politik kudo në botë.

LEXO EDHE: Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë, themel i Evropës së bashkuar

ky është postimi i plotë i tij:

Gjermania këtyre ditëve sapo shënoi 28 vjetorin e unifikimit, një ditë kjo unike në historinë e kombit gjerman. Para 28 vitesh, unifikimi i Gjermanive, u pa si ditë triumfi për të gjitha kombet liridashëse, kudo në botë. Njëherësh, unifikimi gjerman shënoi fitoren absolute të demokracisë si sistem politik, kundrejt çfardo tiranie tjetërsuese të vlerave fundamentale të njeriut. Bota e lirë ju gëzua dhe i festoi unifikimit gjerman, dhe asokohe qytetarët e Kosovës festuan me inspirim. Kosova u rreshtua në krahun e këtij zhvillimi monumental, qytetarët e Kosovës i besuan plotë shpresë Gjermanisë, vlerave të atij unfikimi, dhe trendit të përhapjes së valeve të lirisë që shpërthyen gjithandej në Evropë. Ne i jemi mirënjohës Gjermanisë, dhe në këtë 28 vjetor, urojmë nga zemra kombin dhe lidershipin gjerman. Gjermania dhe Kosova ndajnë pafund momente dhe vlera të përbashkëta, unifikimi gjerman është moment i rëndësishem edhe për Kosovën, Urime Gjermani!  /ZËRI