Kommersant: Vuçiq nuk e mori miratimin e Putinit për njohjen e Kosovës, pa veriun e saj

Aktuale October 03, 2018 - 13:08
Lexoni më shumë detaje
Image

 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në bisedime me presidentin rus Vladimir Putin nuk ka arritur qëllimet e paralajmëruara në prag të vizitës, respektivisht, nuk ka marr “miratimin për versionin e tij të njohjes së Kosovës”, shkruan sot e përditshmja e Moskës Kommersant, transmeton zeri.info

Gazeta thekson se presidenti serb shpesh vjen në Rusi, “më shpesh se çdo president tjetër”, duke shtuar se Putin është mjaft popullor në Ballkan dhe për presidentin serb ardhja e serishme në Moskë do të thotë një rritje në popullaritet për një përqindje të vogël.

Kommersant shkruan se përpara mbërritjes Vuçiqit në Moskë ka ndodhur një ‘situatë e pakëndshme’ me paraqitjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi në veri të Kosovës.

“Vuçiq donte për të tërhequr vëmendjen e Putinit për shqetësimin në lidhje me këtë situatë, pasi që, sipas informacionit nga Kommersant, në Serbi presin për seancën e Këshillit të Sigurimit, ku Kina do të ngrejë çështjen e njohjes përfundimtare të Kosovës nga Organizata Ndërkombëtare ... dhe Vuçiq nuk është kundër kësaj, veçanërisht për shkak se ai e ndjen presionin e udhëheqjes së BE-së dhe Federica Mogherinit: është e mundur që ai dëshiron të kujtohet për funksionin e tij si dikush që më në fund për botën e mbylli çështjen e Kosovës”, shkruan gazeta në fjalë, dhe shton se Vuçiq “gjatë bisedimeve me Putinin ka kërkuar për të fituar mbështetjen e tij për njohjen e Kosovës” dhe se presidenti serb është i përgatitur për njohje të tillë, në qoftë se ndahet veriu i Kosovës, përcjell zeri.info.

“Prandaj Vuçiq fuqishëm i premtoi Rusisë se Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n? Por, në raste të tilla ndodh që për të gjitha që je betuar se nuk i bënë, në fund ndodh e kundërta”, shkruan Kommersant.

“Është e qartë se negociatorët rusë e kuptuan se nuk është aq mënyrë e thjeshtë për të biseduar me Vuçiqin. Në fillim ishte vetëm Putini, negociatat sy me sy kanë zgjatur më shumë se një orë dhe për 40 minuta temë ishte Kosova”, shkruan tutje gazeta ruse.

Gazeta shton, duke cituar disa burime se Vuçiq “nuk hasi në mirëkuptim të Putinit se pse Rusia nuk ka nevojë për të vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nëse Kina shtron çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe çmimin e kësaj për Serbinë sipas variantit të Vuçiqit”./Zeri